Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë dorëheqjen, pasi sipas medieve në Mal të Zi, patriarku serb Porfirije ka hyrë dhe ka dalë nga Mali i Zi, pa u kontrolluar dhe pa u regjistruar.
Këtë informacion e ka komentuar edhe kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviç, i cili ka shprehur respektin e tij për Akoviçin për atë vendim.
“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë sot dorëheqjen për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviç në Twitter.
“Regionalni šef granične policije Vasko Aković podnio je danas ostavku na to mjesto zbog toga što je patrijarh Crkve Srbije Porfirije Perić sa kompletnom delegacijom ušao i izašao iz Crne Gore bez ikakve kontrole i evidencije.” Veliko poštovanje za ovog čovjeka! @MupCg @VladaCG
— Miodrag Vlahovic (@Mico_Vlahovic) August 3, 2022