AKTUALITET

Meta: Duan t’i fusin thikën pjesës së gjelbëruar të Pallatit të Brigadave, paratë e mafies po pastrohen në ndërtim

19:18 - 10.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se qeveria e kryeministrit Edi Rama është duke uzurpuar çdo hapësirë publike.




Duke iu referuar shkrimit të gazetës ‘Panorama’ mbi Pallatin e Brigadave, ku parashikohet që qeveria do t’ia japë privatit këtë hapësirë për 40 vite, ku parashikohet të ndërtohen edhe kafene, Ilir Meta theksoi se edhe këtij mjedisi po i futet thika e betonizimit.

Gjatë takimit me strukturat e Tiranës të Partisë së Lirisë, Meta tha gjithashtu se paratë e mafias lokale dhe ndërkombëtare po pastrohen në ndërtim në kryeqytet.

“Edhe te presidenca tre vjet luftë, triumfuan pallatet. Një ditë para se të ikja doli lajmi se do të kujdeseshin për Pallatin e Brigadave, t’i fusin thikën gjelbërimit, ndoshta të vetmen hapësirë që ka mbetur për kryeqytetin, trashëgimi dhe histori. Ju e dini se cila është kostoja e jetesës në Tiranë, shumë më tepër se Mali i Zi që i ka rrogat dyfish nga këtu. Për vitin 2022, Tirana renditet në vendin e 23 në botë për sa i përket ndotjes, një litër qumësht është më shtrenjtë se në Londër, Paris apo Amsterdam. I dini shumë mirë si janë tarifat e larta të parkingut dhe agresivitetin e policisë bashkiake, si puna e atij të Himarës. Vetëm në 2021-n u vendosën mbi 30 mijë gjobë, jo vetëm për të mbushur buxhetin e bashkisë, por edhe për t’i mbajtur peng me gjobat. Janë rritur çmimet e apartamenteve në Tiranë, sepse këtu pastrohen paratë e mafies lokale dhe ndërkombëtare, ku paratë e pista janë injektuar në sektorin e ndërtimit. Duhen 30 vite jetë për të blerë një shtëpi në Tiranë, dhe kjo është arsyeja që të rinjtë largohen nga Shqipëria”, u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.