LAJMI I FUNDIT

“Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë në parajsa fiskale”/ Denoncimi i Berishës: Si iu dhanë kompanisë Offshore 1.5 mln metër katrorë për Portin e Durrësit!

13:00 - 15.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimet sa i takon ndërtimit të portit të ri të Durrësit.




Ai në një dalje publike, e cilësoi këtë projekt një megaskandal, ku sipas tij i jepet një kompanie offshore 1.5 milionë metër katror për ndërtimin e këtij porti.

“Rama është kapur sot në flagrancë me vjedhjen e 420 mln eurove për djegëset. Gjithçka me firmën e tij, Edi Rama vrapon të vendosë në harresë këtë vjedhje me dy mega-afera të mëdha që janë dhjetëfishi i kësaj shume. Afera e Butrintit dhe ajo e Portit të Durrësit. jam sot këtu për të denoncuar për të shumtën herë aferën mafioze, korruptive të Edi Ramës me portin më kryesor dhe shekullor e mijëvjeçar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim flagrant ë të gjitha ligjeve të vendit. Edi Raama deklaron se i ka dhënë një kompani territorin 1.5 mln metër katror të Portit të Durrësit për ndërtimin aty të Dubai City, Emar City apo Rama City dhe jo të shqiptarëve, Dhënia pa garë e 1.5 mln metër katror truall kudo ku do të ndodh kjo është shkelje flagrante e ligjit të vendit, pr dhe e ligjeve ndërkombëtare, që Shiqpëria është e detyruar që t’i respektojë. Kjo aferë ose kjo megaaferë, megaskandal, është e tillë, askush nuk njeh, meqë kompania është offshor, dhe kjo është e ndaluar me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin tokat shqiptare, kjo bëhet sepse Edi Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë në parajsa fiskale.”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.