LAJMI I FUNDIT

“Në varësi të reagimeve ne do përshkallëzojmë qëndrimet”/ Meta flet për protestat: Rama e di më mirë se kushdo, historia ka ndryshuar një herë e përgjithmonë!

13:22 - 15.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet sot në konferencën për mediat lidhur me protestat dhe reagimet e opozitës në vjeshtë.




Pas denoncimit të projektit të Portit të Durrësit, Meta tha se pritet përgjigje nga qeveria për pyetjet e ngritura mbi këtë projekt.

“Duam përgjigje të menjëhershme sipas ligjit për të gjitha pyetjet që ka bërë deputeti Petrit Vasili. Në varësi të reagimeve ne do përshkallëzojmë qëndrimet tona. Ne do dalim në përkrahje të çdo iniciative qytetare se protesta është vetë demokracia. Ky është zgjim i pandalshëm. Ne do bashkëpunojmë me çdo forcë politike opozitare, me çdo grup interesi, me lëvizjet qytetare për të rivendosur llogaridhënien urgjente në këtë vend. Ky është i pandalshëm e këtë më mirë se kushdo e di vetë Rama. Historia ka ndryshuar një herë e përgjithmonë. Këto borxhe do i paguajë ai i pari dhe gjithë shpura e tij. I bëj thirrje gjithë punonjësve në shtet të jenë shumë të kujdesshëm mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa e akte të paligjshme se do marrin në qafë veten e familjet e tyre”, u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.