Kryesore

Reforma në drejtësi, Yuri Kim takim me ambasadoren e BE-së në Shqipëri: Do të mbështesim zbatimin e plotë!

18:27 - 15.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja amerikane  Yuri Kim, bën me dije se ka takuar ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann.




Përmes një postimi në Twitter, Kim u shpreh se po pret me padurim të punojë ngushtë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

“E lumtur që takova ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann. Ajo është e emocionuar që zyrtarisht kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Union. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkroi ambasadorja Kim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.