![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një total prej 2.45 milionë biletash janë shitur për Kupën e Botës të këtij viti në Katar.
Organizata qeverisëse e futbollit botëror FIFA tha se 520,532 të tilla janë shitur në periudhën midis 5 korrikut dhe 16 gushtit.
Katari, Shtetet e Bashkuara, Anglia, Arabina Saudite, Meksika, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca, Argjentina, Brazili dhe Gjermania janë vendet në të cilat janë shitur më shumë bileta.
Interes të madh kanë zgjuar ndeshjet e grupeve si Brazili kundër Kamerunit dhe Serbisë, takimi i Portugalisë me Uruguain, përballja e Kosta Rikës me Gjermaninë dhe Australia kundër Danimarkës.
Botërori i Katarit do të fillojë me 20 nëntor, ndërsa do përfundojë me 18 dhjetor.
Shfaq Komentet (0)