![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ballkani i Ilir Dajës ka marrë një triumf jetik ndaj Shkupit 1-2, në sfidën që vlejti për aktin e parë të Play off të Conference League
Goli i parë do vinte në minutën e 19-të. Adetunji do merrte një krosim fantastik nga krahët dhe me një devijim të lehtë me kokë realizoi.
Kundërpërgjigja e ekipit mysafir nuk do vononte. I zakonshmi Rrahmani nuk fal nga zona e tij e preferuar, duke vendosur kështu ekuilibrat.
Në minutën e 67-të, Korenica shënon një eurogol nga distanca, me portierin kundërshtar që në një rast të tillë nuk mund të bënte asgjë.
Rastet të shumta, loja e ashpër dhe ndalesat bënë që shtesa të ishte e konsiderueshme, por në fund nuk mjaftoi për Shkupin për të ndryshuar diçka.
Fati i kualifikimit historik për në grupet e Conference League do të vendoset pas një jave.