LAJMI I FUNDIT

Partia BESA fitoi zgjedhjet në Tetovë/ Ziadin Sela dorëhiqet nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët!

21:52 - 21.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas rezultatit të zgjedhjeve në Tetovë, ku fitoi partia BESA, Ziadin Sela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i  Aleancës për Shqiptarët.




Dorëheqjen e bëri me dije përmes një konference për shtyp, ndërsa theksoi se ka marrë këtë vendim si pasojë e rezultatit në zgjedhjet, ku ASH nuk arriti të merr asnjë këshilltarë.

“Unë i qëndroj asaj që kam thënë që edhe gjatë fushatës, që Tetova nuk është vetëm një komunë, Tetova nuk është vetëm një qytet, është përtej kësaj, të paktën kështu duhet të jetë. Kam dëgjuar që kanë qarkulluar zëra dhe informacione nëpër portale, po është e vërtet. Unë nga ky moment jap dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët”, deklaroi Sela.

Ai shtoi se partia do të mbajë Kuvendin Qendror, ku pritet të emërohet kreu i ri i partisë. I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryetar sërish, Sela tha se këtë nuk e lejon statuti i partisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.