LAJMI I FUNDIT

“Fatos Klosi ndiqej nga shërbime inteligjente dhe emëroi Frederik Ymerin në drejtorinë më të lartë’/ Berisha: Agjenturat e huaja të lidhura me Ramën!

12:39 - 22.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një komunikim për mediat nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.




Ai gjithashtu tha se një muaj më parë një prej figurave më kyçe të SHISH Frederik Ymeri ishte aset rus, ndërsa  garantoi se ai nuk është i izoluar.

“Rama po vepron si agjent i Kremlinit, shërbimet ruse dhe serbe janë në sinkron të plotë. Një muaj më parë ju dëgjuat se një prej figurave më kyçe të SHISH Frederik Ymeri ishte asset rus, ju garantoj ai nuk është i izoluar. Janë kryer denoncime publikisht, Ymerin e emëroi në detyrën më të lartë, në drejtorinë më të rëndësishme pikërisht Fatos Klosi. Agjenturat e huaja direkte apo me influencë janë të lidhura gjer në kreun e piramidës qeveritare të këtij vendi, kështu që siguria kombëtare sot është e kërcënuar. Fatmirësisht Shqipëria është vend anëtar I NATO-s dhe sot në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në fluturojnë avionët, uroj që barbari i Kremlinit e Vuçiç ti shohin këto fortesa.”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.