AKTUALITET

Ish-këshilltari i kryeministrit Rama paralajmëron: Serbët mund të rezistojnë me armë më 1 shtator

22:05 - 22.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti politik nga Prishtina, Shkëlzen Maliqi i cili ka qenë edhe këshilltar i kryeministri Edi Rama për rajonin ka thënë se me 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumentacionit, një rezistencë e armatosur nga serbët është e mundshme.




Duke folur për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se Kosova ka mbështetjen e perëndimit për çështjen reciprocitetit.

“Për 1 shtatorin Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar nisjen e implementimit të reciprocitetit në kalimet kufitare, gjë e cila do të nxisë edhe një herë rezistencë të armatosur nga serbët. Masat e reciprocitetit të Kosovës qartazi kanë mbështetjen e Perëndimit, kështu që Vuçiçit nuk i është lënë hapësirë për të kërkuar një zgjidhje tjetër”, ka thënë ai për median serbe.

Sipas Maliqit, Beogradit po i kërkohet që ta njoh realitetin.

“Duket se Beogradit po i bëhet presion që ta njoh realitetin, nëse jo drejtpërdrejt pavarësinë e Kosovës, sepse është shumë herët, atëherë ta njoh realitetin mbi reciprocitetin”, ka thënë ai.

Maliqi u shpreh se Vuçiç nuk mund ta luajë me levën e dualitetit, duke qëndruar mes Perëndimit dhe Moskës.

“Perëndimi po i kërkon që ta marr një vendim: a dëshiron të futet në BE apo të mbajë lidhje të ngushta ekonomike, politiken dhe ushtarake me Rusinë”, ka thënë ai me tej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.