Kryesore

Flamuri komunist në ‘Sunny Hill’, Veliaj-opozitës: Luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD!

11:47 - 29.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur zërave nga opozita lidhur me shfaqjen e yllit me pesë cepa gjatë performancës së grupit muzikor nga Kosova “Asgjë sikur dielli ” në natën e tretë të Sunny Hill Festival.
Veliaj sqaron se kënga është një satirë ndaj regjimit e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, i cili është dhe dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura.




Veliaj ka ironizuar dhe zhvillimet në PD duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste!Kënga është një satirë ndaj regjimit! @albannimani – dhëndër në Tirane në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni më të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat”, shkruan Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.