LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Teknologjia arrin kulmin te Real Madrid, manekinë-robotë si mur gjatë goditjeve të lira

16:27 - 31.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbollistët e Real Madrid mund të praktikojnë gjuajtjen mbi një seri manekinësh robotë. Gjithsej janë gjashtë me përmasa reale, por ato mund të modifikohen në çdo kohë, madje edhe të zgjaten apo hidhen siç bëjnë lojtarët në mur.




 

Luka Modric arriti ta mposhtë portierin madrilen me një mur me pesë ‘robotë’ përpara, ndërsa Toni Kroos e gjeti rrjetën me lehtësi. Real Madrid e di mirë se çfarë do të thotë kjo metodologji stërvitjeje.

Çdo detaj i vogël ka rëndësi, veçanërisht kur mbron kurorën e Ligës së Kampionëve në muajt e ardhshëm. Ja si reaguan mediat sociale ndaj teknologjisë së re:

“Pajisjet e stërvitjes së futbollit kanë bërë një rrugë të gjatë nga disa konikë dhe shkallë. Teknologji e pabesueshme, që përdoret nga Real Madrid”; “Muri i robotit. Tani ata po mbrojnë goditjet e lira”;

“Njerëzit nuk e kuptojnë se kjo po funksionon? Jam i sigurt se shënuam vetëm dy gola nga goditjet e lira sezonin e kaluar; tani kemi shënuar dy gola në katër ndeshje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.