AKTUALITET

Kallëzoi në SPAK kryetaren dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, Ilir Meta paralajmëron qytetarët për konferencën e shtypit

12:00 - 01.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për mediat ku do të japë më shumë detaje mbi kallëzimin që ka depozituar në SPAK për kryetaren dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.




Më 1 shtator, Meta depozitoi kallezimin penal dhe thotë se Autoriteti i Dosjeve ka kryer “shkelje të rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës”.

Reagimi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.

Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.