EKONOMI

Takimi me Dhomat e biznesit/ Ministrja e Financave e pranon: Plagë e madhe është korrupsioni në institucionet shtetërore për konkurrencën e lirë!

10:54 - 09.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një tryezë diskutimesh me Dhomat e biznesit në vend, për të adresuar rekomandimet e tyre për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.




Në fjalën e saj, Ibrahimaj ka renditur disa nga kërkesat e Dhomave, që sipas saj qeveria i ka përmbushur por ka pranuar se korrupsioni në institucionet shtetërore vijon të mbetet problem akut për konkurrencën e lirë në treg.

“Sigurisht që mbetet ende shumë punë për tu bërë se ka ende teknalitete që duhen sqaruar dhe rregulluar në proces. Një shqetësim i madh i biznesit ka qenë korrupsioni në institucionet shtetërore dhe adresimi i kësaj plage të konkurrencës së lirë. Në fakt qeveria shqiptare ka pësuar një revolucion dixhital në vitet e fundit, duke shmangur prezencën fizike dhe kontaktet me inspektorët. Shumica e shërbimeve tani janë online dhe eliminohet kontakti që biznesi ka me individin. Një plagë tjetër ka qenë sistemi i rimbursimit të TVSH-së. Që nga muaji mars çdo kërkesë rimbursimi bëhet në një proces automatik që s’ka nevojë për shkresa dhe kontakte me agjentët. Sot koha mesatare e rimbursimit është 40 ditë. Doganat janë një tjetër hapësirë që dikur ka qenë e gjitha në letër dhe me kontakt fizik me agjentët doganorë. Tashmë 34 nga shërbimet e doganave kryhen online. Shumë sugjerime nga ana juaj kanë ardhur sa i përket aftësimit të punonjësve”, tha ministrja Ibrahimaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.