AKTUALITET

“Në pak minuta shi, u hodh në erë propaganda boshe e Bashkisë”/ Deputetja e PL nxjerr fotot:! Paguhen inceneratorët që nuk djegin mbetjet dhe s’ka buxhet për kanalizimet

08:29 - 12.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka publikuar dy foto të cilat tregojnë situatën e përmbytjeve në zonën e Shkozës në vetëm 30 minuta shi.




Për këtë, Xhixho thotë se fajtore është bashkia e Tiranës, pasi ky është rezultati “kur shtrohen rrugët për fushatë elektorale”.

Ajo thekson se bashkia nuk ka buxhet për kanalizimet, pasi paguan inceneratorët që nuk djegin asnjë gram mbetje.

“Korrupsioni i Bashkisë përmbyt Shkozën në 30 minuta.

Kur rrugët shtrohen për fushatë elektorale për të gënjyer qytetarët, ky është rezultati.

Bashkia që paguan inceneratorët që nuk djegin asnjë gram mbetje, nuk ka buxhet për kanalizimet.

Në pak minuta shi, u hodh në erë propaganda boshe e Bashkisë”, shkruan deputetja e PL.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.