BOTA

Çështja e Paul Pogba, arrestohet vëllai i mesfushorit të Juventusit

19:20 - 14.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Telenovela e Paul Pogba-s nuk ka ende një përfundim dhe nuk duket se do të ketë një të tillë në afat të shkurtër. Në fakt, çdo javë që kalon shkruhet një episod i ri, çka e komplikon çështjen. Sipas informacioneve të ‘Le Monde’, vëllai i madh i lojtarit të Juventusit, Mathias Pogba, është arrestuar nga policia së bashku me tre persona të tjerë për të marrë deklaratat e tyre në lidhje me hipotezën e një zhvatje të mundshme ndaj vëllaut Paul Pogba.




Policia e Nanterres thirri Mathias Pogba për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve dhe për të qenë në paraburgim policor të martën dhe të mërkurën. Për disa javë, Paul Pogba kishte denoncuar një krim zhvatjeje nga një bandë e organizuar kundër tij, në të cilën do të përfshihej vëllai i tij Mathias.Synimi është që këtij të fundit t’i merret një version rreth asaj që mund të ketë ngjarë vërtetë. Të presim e të shohim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.