LAJMI I FUNDIT

Legjenda e tenisit tërhiqet përfundimisht nga sporti (VIDEO)

15:58 - 15.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Roger Federer ka njoftuar se Laver Cup do të jetë turneu i tij i fundit. Pas këtij turneu, ai ka njoftuar se do të pensionohet dhe nuk do të garojë në Grand Slam apo Tour.




Tenisti zviceran, përmes një video zanore, e ka njoftuar largimin e tij nga ky sport. Federer lirisht mund të quhet si një prej më të mëdhenjve të sportit të tenisit, teksa i ka fituar 20 Grand Slam gjatë karrierës së tij.

“Padyshim dhurata më e madh që më ka dhënë tenisi është njerëzit të cilët kamë njohur përgjatë këtij rrugëtimi; Shokët, bashkëpunëtorët dhe patjetër tifozët.

Siç e dini, tre vitet e fundit kanë qenë tejet sfiduese prej problemeve fizike, të cilët më kanë detyruar edhe të operohem. Kam punuar shumë që të rikthehesha konkurrues, por i njoh mirë limitet e trupit tim.

Dhe, mesazhet kanë qenë të qarta. Tashmë jam 41-vjeç dhe kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje përgjatë 24-viteve. Tenisi më ka trajtuar shumë herë më mirë seç e kam menduar ndonjëherë dhe tashmë duhet ta kuptoj se ka ardhur koha për t’i dhënë fund karrierës. Laver Cup javën e ardhshme në Londër do të jetë impenjimi i fundit. Sigurisht, do të luaj tenis, por jo në turne Grand Slam”, përfundon Federer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.