BOTA

PSG është gati të paguajë edhe klauzolën për yllin e Milanit

16:59 - 15.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Milan do të nisë bisedimet këtë muaj me Rafael Leao. Kuqezinjtë dëshirojnë të rinovojnë me sulmuesin, edhe pse kontrata skadon në vitin 2024.




Nëse gjithçka shkon keq, PSG është pas dere. RMC Sport bën me dije se parisienët janë të gatshëm të transferojnë portugezin, e madje mund të paguajnë edhe klauzolën 150 milionë euro.

23 vjeçari është pjesë e rëndësishme e skemave të trajnerit të kampionëve të Italisë, Pioli, por një emër si PSG mund të joshë këdo. Vetëm këtë edicion, Leao ka realizuar 3 gola në 6 ndeshje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.