AKTUALITET

Berisha: Rama aksioner në çdo kullë, pallatet “mister” të Belindës! Ç’është ky shtet?!

14:05 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar se kjo qeveri po bën pazare të turpshme për ndërtimin e kullave pa leje, e nga ana tjetër po burgos qytetarët për shtesa të vogla.




Berisha theksoi se janë 3400 qytetarë shqiptarë që janë arrestuar për një shtesë dhome apo avllie, ndërsa Rama rezulton aksioner në çdo kullë me 8 kate shtesë.

Berisha: Në zhvillimet e fundit çdo e dhënë sekrete që ka ekzistuar në arkivën e shtetit për banda dhe kriminelë sot është në treg.

Kur mendohesh dhe arsyeton se banditët më të mëdhenj të këtij vendi, shefat janë në parlament dhe në qeveri, atëherë është e kotë të dramatizosh një diccka që në një vend normal është me të vërtetë dramatike. Sot, pikat tona kufitare, hyjnë dhe dalin të kërkuar pasi sistemet nuk funksionojnë por përsëri ortakët e tyre hyjnë në parlament dhe në insitucione.

Banditët krahasuar me qeveritarët e kanë pasurinë ‘thërrime’.

Ajo që po ndodh këtu është shpërbërja e plotë e shtetit ligjor, nëse ndalemi në vendimin e qeverisë për pallatet dhe shtesat pa leje, ai është një akt i pashembullt ku merren në mënyrë flagrante funksionet e parlamentit, pushohen çështje gjyqësore dhe bllokohet sistemi i drejtësisë, vendoset një standard i tmerrshëm në vend. Ligjet e vendit kanë parashikuar se ccdo ndërtim pa leje konfiksohet dhe se autori dënohet 5 deri në 8 vjet burg.

Këto janë dispozitat e përcaktuara në Kodin Penal dhe të votuara nga kjo pseudo-mazhorancë. Për një avlli, kotec apo shtese dhome janë dënuar me burg 3 mijë e 400 qytetarë shqiptarë, mijëra të tjerë të ndjekur penalisht kurse tani kur vjen problemi te kullat e tyre dhe të klientelës së tyre, ligji s’ekziston.

Edi Rama bën vendimin e amnistisë së tyre, është provokacion i ulët për shqipatrët, dhunim flagrant i parlamentit.

Pallatet, misteri i Belindës, pallati 8 kat dhe thoshte mister ky, për kullat e tjera 8 kat mbi leje jo që nuk ka asnjë ndëshkim por ka legalizim mbi bazën e një pazari të turpshëm të Ramës, ai është aksioner në ccdo kullë. Një kryeministër që firmos një akt të tillë, që shkelmon mbi kushtetutën penale të vendit, bllokon, që nuk ka asnjë të drejtë e faljes për ata që janë në proces gjyqësor.

Por këtu, një njeri që kontrollon çdo pushtet dhe ka interes vetëm pasurimin e tij dhe të familjes, ia lejon vetes një akt të tillë të pashembullt. Çfarë shteti është ky?! Anti-shtet, pa asnjë siguri ligjore, juridike dhe këto i realizon njeriu që ka futur në dorë të gjitha pushtet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.