LAJMI I FUNDIT

Nisma për hapjen e dosjeve/ Erisa Xhixho: Alibi për veprimet skandaloze, shantazuese të Autoritetit. Vetëm të goditet kundërshtari politik i Edi Ramës

13:39 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në komisionin e Ligjeve, e ka quajtur nismën e PS-PD-së për hapjen e dosjeve një mjet shantazhi të qeverisë për kundërshtarët politikë.




Sipas saj, ky projektligj është “një alibi për gjithë veprimet skandaloze, shantazuese të Autoritetit të Dosjeve”.

Erisa Xhixho: Sot diskutojmë për një akt që na është vënë para në këtë tryezë për turpin e mazhorancës, e iniciuar nga një procedurë e paligjshme e këtij autoriteti të vënë në lëvizje nga një email anonim, e gjithë ky ligj, se jemi para një alibie në fakt, një alibi për gjithë veprimet skandaloze, shantazuese të Autoritetit të Dosjeve. Këtu flitet për një rast konkret, në letrën drejtuar Parlamentit Autoritet flet si Ilir Meta ish president, se si ka hetuar autoriteti ka marrë 7 vendime në një ditë, se është standart i Rilindjes, këtu kemi 17 vendime për inceneratorët, është vënë në lëvizje nga një email anonim dhe brenda 24 orëve ka marrë vendime, ka dërguar me shpejtësi letër ndërkohë që ligji e thotë që e ndalon hetimin. Ndërkohë që letra është me emër dhe mbiemër drejtuar Kuvendit. Nuk është denjuar as të bëjë A e një zyre të thjeshtë civile të marrë gjeneralitetet e personit, asnjë verifikim, vetëm të goditet kundërshtari politik, që të kthehet në vegël politike të mazhorancës ky autoritet. Në dosjet që pretendon Autoriteti emri i Ilir Rexhep Metaj nuk është në asnjë moment. Këtu kam deklaratën e F.T që në asnjë moment nuk shpreh Ilir Rexhep Metajn. kjo çështje nuk është thjesht sqarim opinioni, kur një kundërshtar politik sulmohet tani është pjesë e SPAK ka një kallëzim me 7 vepra penale të ktyera nga Autoriteti i Dosjeve, që duhet të veprojë sa më shpejt për zbardhjen e këtij rasti të rëndë. Instrumente që duhet të zbatojë ligjin të përdoren nga qeveria për të dëmtuar kundërshtarin politik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.