AKTUALITET

Sulmet kibernetike/ Zyrtari i NATO-s në Tiranë: Nuk jeni vetëm, mbrojtje praktike, do garantojmë një…

15:57 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

James Appathurai, zëvendës ndihmës sekretar i NATO-s deklaroi sot në Tiranë se Shqipëria nuk është vetëm dhe se ka mbështetjen e Aleancës.




Ai deklaroi se sulmi njihet nga të gjitha vendet e NATO-s dhe se ndihma ka ardhur në nivel teknik nga strukturat e saj, por edhe individual.

Appathurai tregoi dhe arsyen e vizitës së tij.

“Ne e kuptojmë se Shqipëria po pëson sulme shumë të mëdha dhe të rënda kibernetike dhe dua t’ju them se nuk jeni vetëm dhe ne do t’ju mbështesim.

Të gjitha vendet e NATO-s e njohin sulmin që i është bërë Shqipërisë dhe e mbështesin Shqipërinë dhe ky është dhe mesazhi që sekretari i përgjithshëm i dha kryeministrit Edi Rama javën e kaluar.

Sigurisht doja të theksoja dhe përpjekjet që ka bërë shteti shqiptar për të përballuar këto sulme që janë bërë.

Ndihma ka ardhur nga NATO, në nivel teknik, por edhe në nivelin individual nga struktura dhe kompani të ndryshme.

Unë dhe ekipi im kemi ardhur për disa arsye, por e para për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të NATO-s me aleatët për sulmin që ka ndodhur, për të parë nevojat afatgjata të Shqipërisë për të garantuar një rrjet mbrojtjeje për sulmet kibernetike dhe kemi para që Shqipëria ka bërë hapa përpara në këtë pikë; dhe për faktin e sulmeve në një shkallë të gjerë që i janë bërë një vendi anëtar të ANTO-s. Z.ministër të jeni të sigurt për mbrojtjen praktike të Aleancës”, deklaroi Appathurai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.