LAJMI I FUNDIT

Vasili i drejtohet Nikollës: Vendosni Kuvendin në shinat e ligjit! Pr.ligjet e opozitës bllokohen duke shkelur në mënyrë skandaloze rregulloren!

11:37 - 22.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili i është drejtuar me një letër kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla, ku i kërkon të vendosë Kuvendin në shinat e ligjit.




Vasili deklaron se funksionimi i Kuvendit të Shqipërisë ka degraduar si koncesion shtesë i qeverisë! Sipas tij, projektligjet e opozitës bllokohen e zvarriten duke shkelur në mënyrë skandaloze Rregulloren e Kuvendit duke e shndërruar atë në një leckë pa vlerë.

Ai thekson se ka katër projektligje të Partisë së Lirisë, të cilët prej muajsh janë bllokuar dhe as që ka filluar shqyrtimi i tyre.

POSTIMI I PLOTË

Funksionimi i Kuvendit të Shqipërisë ka degraduar si koncesion shtesë i qeverisë!

I jam drejtuar sot Kryetares së Kuvendit Nikolla zyrtarisht për të vendosur Kuvendin e Shqipërisë ne shinat e ligjit.

Projektligjet e opozitës bllokohen e zvarriten duke shkelur në mënyrë skandaloze Rregulloren e Kuvendit duke e shndërruar atë në një leckë pa vlerë.

Projektligje të opozitës, që u japin përgjigje të menjëhershme problemeve kritike të qytetareve zvarriten me muaj të tërë ndërsa deputetëve rilindas dhe qeverisë Projektligjet propagandistike iu shqyrtohen ne mënyrë të rrufeshme.

Ka katër projektligje të Partisë së Lirisë, të cilët prej muajsh janë bllokuar dhe as që ka filluar shqyrtimi i tyre.

Maxhoranca e ka shndërruar Kuvendin në një zyrë shtesë në shërbim të propagandës së qeverisë.

Kryetarja e Kuvendit ka përgjegjësi shume te madhe për këtë situate te rende paligjshmërie të Kuvendit.

P.S. Letra zyrtare dërguar Kryetares Nikolla!</blockquote


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.