


Botërori i Katarit po afron dhe çdo ditë e më shumë dalin në dritë rregulla mjaft interesante. Së fundmi, Pierluigi Collina, president i komisionit të arbitrave të FIFA-s tha se arbitrat në këtë kompeticion do ta kenë të ndaluar të japin intervista pas ndeshjes.
“Në Botërorin e Katarit gjyqtarët nuk do të takohen me mediat në fund të ndeshjes. Pas pak muajsh fillon Kupa e Botës dhe tani do të më duhet të merrem me 129 zyrtarë në Katar. Një ushtri më shumë se një ekip, një detyrë ndryshe nga kur isha arbitër.
Zgjodha këtë karrierë sepse një shoku im i skuadrës e sugjeroi për mua kur luanim me ekipin e shkollës në gjimnaz. Ndoshta kishte diçka në ADN-në time, por unë jam një personazh hiper konkurrues dhe të qenurit arbitër më ka dhënë shumë, jo vetëm një finale të Kupës së Botës”- u shpreh Collina.