


E gjithë vëmendja është e fokusuar në Tel Aviv, aty ku Shqipëria e drejtuar nga Edi Reja po përballet me Izraelin (Nations League).
Ekipi i Edi Reja-s e ka detyrim fitoren, si e vetmja mënyrë për të besuar e shpresuar te vendi i parë në grup.
Aktualisht, Kombëtarja jonë është në vendin e 3-të me 1 pikë. Rivalët tanë janë mjaft komod, pasi kryesojnë grupin.
FORMACIONET ZYRTARE:
IZRAEL (4-3-3): Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Koniçovski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Veisman.
SHQIPËRIA: (4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Ismjali, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.
Minutë pas minute:
22- Faull për Izraelin pas një dueli Laçi- Gavriel Kanichowsky.
20- Dasa ndërmerr iniciativën. Asgjë për t’u shqetësuar për Strakoshën, sfera mbi traversë.
15- Cikalleshi provon nga distanca. Topi shkon shumë larg portës.
6- Broja ka shansin ideal për të shënuar, nuk tregohet i saktë para portierit.
5- Laçi insiston mirë në krah, por topi devijohet nga mbrojtja.
1- Nis ndeshja.