Kryesore

5 maj,Meta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve: Kjo ditë na kujton se liria e ka çmimin shumë të shtrenjtë, PL do i dalë krah Atdheut falë 5 prioritetëve

09:48 - 05.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, ku tha se një ditë e tillë të kujton çmimin e shtrenjtë të lirisë, ndaj dhe forca e tij politike do jetë krah Atdheut falë 5 prioritetëve për 4 milionë shqiptarë.




“Kjo ditë na kujton sa gjak është derdhur për çlirimin dhe lirimin e Shqipërisë. Në këtë ditë që na kujton se liria e ka çmimin shumë të shtrenjtë dhe duhet bërë çdo sakrificë për të mbrojtur dhe për ta merituar atë.
Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te Atdheu, dhe Atdheu na duhet të jetojmë të lirë dhe të mos harrojmë që themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”- u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.