Kronikë

EMRI/ Degradon sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun!

11:54 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta me një 46-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi, ndërsa sipas policisë autori është vënë në pranga, ndërsa i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se, autori i ngjarjes është Qirjako Hita.




Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Q. H., i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.