AKTUALITET

Më shumë se gjysmës së investimeve të huaja në Shqipëri nuk u dihet origjina

17:44 - 27.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që nga prilli deri në fund të qershorit në Shqipëri kanë hyrë të deklaruara si investime të huaja direkte rreth 337 mln euro. Shifra e shërbyer nga Banka e Shqipërisë flet për një rekord të periudhës, të paktën që prej 2014-s kur këto të dhëna u grupuan në të njëjtin format të BSH-së.




Në tremujorin e parë të vitit kjo vlerë fiksohej pranë 293 milionë eurove. Edhe kjo shifër është më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Stoku total i investimeve të huaja në vendin tonë deri në gjysmën e parë të vitit fiksohet pranë rreth 10.3 miliardë eurove.

Por origjina e shumicës së këtyre parave është e panjohur.

Rreth 64% e fluksit total ka ardhur nga burime anonime përsa i përket origjinës së vendit. Kjo peshë që përkon me  vlerën e 215 milionë euro figuron e “fshehur” në  bilancet zyrtare të Bankës së Shqipërisë nën motivacionin “të tjera për arsye konfidencialiteti”.

Edhe ky rast është një rekord. Nga analiza e të dhënave që prej vitit 2014, mesatarja tremujore e flukseve të investimeve të huaja direkte -konfidenciale fiksohet pranë rreth 54 milionë eurove. Kurse  në tremujorin e dytë të vitit, investimet anonime nga jashtë në vendin ishin  rreth 4 herë më të larta se mesatarja e tyre historike.

Pasqyra e  Bankës së Shqipërisë, tre mujroin e dytë të vitit, na prezanton edhe një surprizë tjetër. Ajo është Turqia. Flukset e investimeve nga  ky vend  për herë të parë kanë zbritur në territor negativ, prej rreth -91 milionë eurosh.

Historikisht, Turqia ka qenë në krye të listës së shteteve të origjinës së investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Në tremujorin e parë të këtij viti, Turqia pozicionohej në vend të tretë.

Për të dytin tremujor me radhë, investimet e etiketuara si “të tjera për arsye konfidencialiteti” renditen në krye të listës së flukseve të IHD-ve në vendin tonë. Ndërkohë, në vend të dytë ndjek Italia, e cila në tremujorin e parë renditej në vend të 5-të. Holanda pason në vend të tretë, ndjekur nga Gjermania, Austria, Kosova, SHBA, Franca, Zvicra dhe Qipro.

Fatin e Turqisë, e shikojmë të shprehur edhe në  shifrat e Serbisë e cila ka dalë nga “Top 10-shja” krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Gazeta Si


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.