Kronikë

33-vjeçari shqiptar rrëmben ish-gruan e tij, e përdhunon dhe tenton ta djegë të gjallë!

12:33 - 03.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 33-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia helenase pasi ka rrëmbyer, përdhunuar dhe ka tentuar të djegë të gjallë ish-bashkëshorten e tij.




Autori kishte qëndruar me makinë jashtë banesës së ish-gruas në Almyri Corinthia dhe sapo 28-vjeçarja ka dalë jashtë shtëpisë, e ka marrë me forcë brenda mjetit dhe më pas është drejtuar drejt Isthmit. Gjatë rrugës ai e ka goditur me grushte në kokë dhe në trup.

33-vjeçari ndaloi makinën në një rrugë të shkretë, ku e detyroi ish gruan të zhvishej teksa e kërcënonte me jetën dhe për pak e dogji të gjallë, duke i vënë flakën flokëve të saj me çakmakun e tij!

Të zhveshur dhe të pambrojtur, ai e çoi në shtëpinë e prindërve të tij në Korint, ku e përdhunoi dhe më pas e përzuri! 28-vjeçarja e tmerruar ka shkuar ta denoncojë në polici, por shqiptari është zhdukur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.