AKTUALITET

“Dhjetëra shoferë të arrestuar, qindra të tjerë ndëshkohen me gjobë, “Rrugorja” e Tiranës bën bilancin e javës

17:28 - 03.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë javës së shkuar Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar gjithësej 30 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet përkatëse nën efektin e drogës, të dehur ose pa leje drejtimi. Dy prej tyre kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.




Efektivët e Policisë gjithashtu kanë bllokuar gjithësej 6 automjete dhe kanë pezulluar 253 leje drejtimi për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës falenderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

  • Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.
  • 4 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.
  • 24 shtetas janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
  • 253 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
  • Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.