Kronikë

“Debatuam për pagëzimin e fëmijës”/ Shqiptari tregon pse rrahu brutalisht dhe përdhunoi ish-gruan e tij 28-vjeçare greke!

11:34 - 04.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 28-vjeçare ka përjetuar tmerr në duart e bashkëshortit të saj 33-vjeçar, i cili e rrëmbeu, dhunoi dhe më pas abuzoi seksualisht me të. Ngjarja e rëndë ndodhi në Almyri të Korinthit, kur shqiptari ka shkuar me makinën e tij drejt shtëpisë së ish-bashkëshortes. Autori e ka futur me forcë në makinë të renë greke dhe janë nisur drejt zonës së Istmit.




Gjatë gjithë rrugës, ai e dhunoi brutalisht duke e goditur me grusht në kokë dhe në trup, ndërsa 28-vjeçarja ishte e paaftë për të reaguar pasi 33-vjeçari kishte mbyllur dyert.

“Më kapi nga koka dhe po më godiste në xhamin e makinës dhe në kroskot”, ka rrëfyer ajo.

shqiptar greqi perdhunim3

Më pas, ish-burri tentoi ta zhveshë me forcë dhe kur ajo rezistoi, ai mori një çakmak dhe i vuri zjarrin flokëve të saj. Ankthi për 28-vjeçaren megjithatë nuk mbaroi me kaq.

Shqiptari e tërhoqi zvarrë në shtëpinë e prindërve të tij në Korint ku e përdhunoi. Nëna e dy fëmijëve ka shkuar në spital me lëndime të rënda në fytyrë dhe rrezikon një shkëputje të retinës.

shqiptar greqi perdhunim2

33-vjeçari u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe është vendosur në paraburgim. Sipas mediave greke, ai ka deklaruar se kishte ndërmend ta rrihte që ajo të mos merrte pjesë në pagëzimin e fëmijës së tyre 2 vjeç e gjysmë.

Nuk është hera e parë që 28-vjeçarja është dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj, i cili mëngjesin kur e rrëmbeu e kishte kërcënuar se do e hidhte në Istmus. Çifti ka dy fëmijë, 2 vjeçe gjysmë dhe 5 vjeç, të cilët pas ngjarjes ndodhen me gjyshen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.