AKTUALITET

Shifrat e COVID-19/ Asnjë vdekje dhe 47 raste të reja me Covid-19

18:03 - 04.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi. Ndërkohë sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë infektuar 47 qytetarë.




Aktualisht janë 398 raste aktiv me Covid-19 në të gjithë vendin.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 852 testime, 47 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 81 të shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi:

4 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 852 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 7 në Sarandë , 5 në Shkodër, 3 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Durrës, Mat, Mallakastër, Elbasan, Gramsh.

Janë 398 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 81 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,204 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 47

Të shëruar në 24 orë 81

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 852

Testime totale 1,983,754

Raste pozitive 331,191

Raste të shëruara 327,204

Raste Aktive 398

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 243

Elbasan 35

Vlorë 21

Fier 18

Shkodër 17

Durrës 16

Gjirokastër 14

Lezhë 12

Dibër 11

Korçë 5

Berat 5

Kukës 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.