Kronikë

Baza e armëve në Tiranë, zbulohen detaje të reja! Policia i pikasi nga komunikimet e njërit prej celularëve të vëllezërve Beqiraj

16:59 - 05.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me bazën e armëve të zbuluar sot në Tiranë.




Sipas raportimeve nga News24, baza u zbulua nga komunikimet e një nga telefonave të vëllezërve Beqiraj dhe personave të tjerë të arrestuar.

Policia e ka zbuluar bazën prej dy ditësh, por është pritur për të kapur personat e përfshirë në aktivitetin ilegal.

Megjithatë sipas informacioneve të para nuk ka asnjë person të shoqëruar.

Dyshohet se baza përdorej nga grupet kriminale. Operacioni i fundit vjen pas operacionit “Porositësi”, hetimeve dhe përgjimeve që me sa duket kanë sjellë dhe zbulimin e bazës së armëve në rrugën “5 Maji”.

Nga informacionet e para mësohet se janë zbuluar predha antitank, municion luftarak e armë. Baza e armëve është gjetur në një bllok pallatesh, mes shkurreve, në zonën e 5 Majit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.