Kronikë

Heroinë, pistoletë, fishekë dhe rreth 5 mijë euro! Përfundon në prangat e policisë shqiptari në Greqi

14:53 - 05.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia në Greqi ka vënë në pranga një 30-vjeçar të cilit iu gjet një sasi lëndësh narkotike dhe armë zjarri.




Mediat në vend bëjnë të ditur se i riu u arrestua mesditën e së hënës në qytetin e Zakinthos, nga efektivë të policisë së grupit DIAS dhe Departamentit të Sigurisë.

Sakaq, 30-vjeçari është banues i ishullit ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza për trafik droge dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Ai u arrestua gjatë një operacioni policor dhe në kontrollin e kryer në banesën e tij u gjet 23.7 gramë heroinë, dy peshore precize, shuma prej 4795 euro, një pistoletë, një kuti me fishekë dhe bombola gazi dhe dy celularë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.