BLUETOOTH

Këndoi këngë patriotike ukrainase, e pëson keq Miss Krimea/ Ja dënimi që kanë vendosur për të autoritetet ruse!

11:08 - 05.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet ruse kanë gjobitur me 40.000 rubla ruse (680 dollarë) fituesen e Miss Krimea 2022. Shkak për këtë është bërë fakti se këndoi një këngë patriotike ukrainase.




Sipas mediave shtetërore ruse dhe autoriteteve rajonale pro-ruse, Olga Valeeva u kursye nga një dënim me burg sepse ajo ka fëmijë të vegjël, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Shoqja e saj u dënua me 10 ditë paraburgim.

“Në Krime, askush nuk dënohet për këngët normale ukrainase. Askush nuk do të lejojë që këtu të këndohen himne nacionaliste! Nëse dëshironi të këndoni ‘Chervona Kalyna’, ne do t’ju ofrojmë një platformë – do t’ju çojmë në një territor neutral në Nikolaev ose Zaporozhzhia. Këndoni sa të doni!”, tha në Telegram Oleg Kriuchkov, këshilltar i kreut të administratës ruse të Krimesë së pushtuar.

“Chervona Kalyna” është një këngë patriotike ukrainase, e cila është bërë virale gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, duke përfshirë një version nga Pink Floyd. Teksti i këngës nxit kombin ukrainas të ngrihet dhe të “gëzohet” si një shkurre e kuqe kalina (“chervona kalyna”) që është hedhur në fushë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.