Kryesore

“Paratë shkojnë për aferat korruptive”, Meta: Nëse qytetarët s’e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin

14:26 - 05.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se Institucionet publike të vetë shtetit janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë.




Përmes rrjeteve sociale, Meta thekson se qeveria Rama i shpenzon fondet publike për inceneratorët dhe aferat korruptive, teksa akuzon kabinetin qeveritar se përbuz kërkesat e pedagogëve.

Reagimi i Metës në rrjet:

Nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin.

Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive. Kjo është Qeveria Rama e cila vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.