Kryesore

Protesta e pedagogëve dhe vendimi i qeverisë për rritje page 7%/ Reagon Berisha: Rama cinik, i tha studentëve paguani rrogat e profesorëve!

14:03 - 05.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur mbështetje për kërkesat e pedagogeve qe kërkojnë rritje page. Duke komentuar vendimin e qeverise sot për rritje 7% te pagave te tyre, Berisha tha se ky është një qëndrim cinik dhe arrogant.




“Mbështetje për pedagogët studentët të cilët janë në protestë sot organizuan një protestë të fuqishme para universitetit politeknik për kërkesat më legjitime të tyre. I garantoj se PD qendron në mbështetje të cdo kërkese që ata sot i drejtuan një qeverie arrogante, mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve, punonjësve e studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar që ëshë në rrokullisje të madhe. Edi Rama është përgjigjur me një qendrim cinik, urrejtës e përcmues sindikatave të arsimit të lartë dhe kërkesave të tyre. Edi Rama ka hartuar një vendim me të cilin ai shpreh arrogancën, cinizmin dhe përcmimin ndaj universiteteve. Kerkon te percaje trupen akademike nga kolektivi studentor. Ne vendimin e tij parashikon zero rritje buxhetore per rrogat. 10% qe deklaron se do rriten nga buxhetet, dje e kishte 10 sot e ka bere 7 eshte nen inflacionin, eshte me i ulet se inflacioni i vertete eshte 12%, pra nuk perben as indeksim. Cinizem. Ajo qe eshte me e rende eshte se premton 30% tjeter rritje rroge nga tarifat e studenteve. Domethene u thote studenteve e familjeve te tyre paguani ju tani per pedagoget e studenteve.”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.