LAJMI I FUNDIT

“Të gjitha jemi prekur në një mënyrë nga kanceri i gjirit”, ambasadorja Kim thirrje grave: Kujdesuni për shëndetin tuaj, bëni kontrolle e mamografi

18:38 - 05.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja Yuri Kim i është bashkuar sot një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të tetorit rozë.




Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë, në rrjetet sociale, bëhet me dije se ambasadorja Kim i ka bërë thirrje të gjitha grave të kujdesen për shëndetin e tyre me kontrolle e mamografi të rregullta.

Postimi i ambasadës:

Ambasadorja Yuri Kim u bashkua me të mbijetuara të kancerit të gjirit, doktorë dhe zyrtarë publikë këtë paradite, në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Muajit për Ndërgjegjësimin mbi Kancerin e Gjirit. “Qoftë duke vuajtur nga kanceri i gjirit vetë, një person i dashur për ju mund të ketë kaluar kancerin e gjirit, si e mbijetuar, si përkujdesëse, si mbështetëse, secila nga ne është prekur nga kanceri i gjirit”, tha Ambasadorja Kim. Ajo i bëri thirrje të gjithave grave që të kujdesen për shëndetin e tyre me kontrolle dhe mamografi të rregullta, të cilat mund ta pikasin sëmundjen herët dhe ta parandalojnë që të bëhet vdekjeprurëse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.