AKTUALITET

‘Unaza e Madhe’/ IKMT nis prishjet në Shkozë, përplasje mes FNSH-së dhe banorëve, nuk dalin nga banesat!

12:43 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e një lagjeje në Unazën Lindore, në zonën e Shkozës janë zgjuar ditën e sotme nga fadromat dhe mjetet e IKMT dhe policisë pasi banesat e tyre preken nga projekti i “Unazës së Re”.




Ndërkohë, banorët janë përplasur fizikisht me forcat e policisë pasi kundërshtojnë urdhrin e IKMT për prishjen e banesave, ndërsa ka pasur edhe ndërhyrje të FNSH për të siguruar ndërhyrjen.

Pronari i një banese që rrezikon shembjen, Andrea Suli deklaroi se shtëpia e tij është ndërtuar në vitin 1996, ndërsa ai ka aplikuar për procesin e legalizimit prej kohësh por përgjigjja e marrë para 2 javësh ka qenë negative.

Sipas raportimit të gazetarit Marjus Merhori banorët nuk kanë problem me prishjen e banesave, por ata kërkojnë një kontratë ose bonus qeraje për t’u larguar.

Megjithatë, forcat e policisë kanë siguruar perimetrin pranë banesave, ndërsa fadroma e IKMT është bërë gati për të nisur procesin e shembjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.