Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në News 24. Meta në fillim të intervistë së tij theksoi se ka respketuar mandatin kushtetues në krye të Presidnecës.
Madje vuri në dukje edhe betimin e tij mbi kushtetutë.
Meta: Është një situatë ulërtisë në vendin tonë. Unë isha betuar se do të qëndroja deri në fund të mandatit tim kushteues pasi isha betuar mbi kushtetutën pasi duhej respketuar. Nga pikpamja e respektimit të të drejtave të njeriut, nga pikëpamja ekonomike dhe sociale, situata është ulëritëse, por unë isha betuar mbi kushtetutë që do të qëndroja si president deri në fund të mandatit. Djegia e mandateve kishte vendime fatale për demokracinë, ishte vendim i gabuar i Partisë Demokratike, por unë i kam paralajmëruar edhe Monikën edhe Petrit Vasilin që të mos i digjnin mandatet. Fakti që sot kemi zero këshilltar në Këshillat Bashkiak është një situatë e keqe ku nuk mbron dot të drejtat e qytetarëve.