AKTUALITET

“Rama e tërhiqte opozitën për hunde”/ Meta për Berishën: Nuk e kam takuar tani, por është partneri ynë kryesor

18:01 - 08.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli në News 24 për marrëdhëniet e tij me opozitën dhe Partinë Demokratike.




Meta theksoi takimet dhe programin që ka në plan më PD. Tani sipas Metës, Rama ka zero ndikim tek opozita dhe veçanërisht tek Partia e Lirisë.

Pjesë nga intervista

Rilindja duhet shkatërruar, me votë me orgnaizime.

Por protesta kishte në shtator, pasi tani jemi në tetor. Akoma nuk ka një datë për një protestë të madhe

Shqipëria ëshë vahzdimisht në protestë. Kemi parë atë të parashkollorëve. Nuk e kemi parë në asnjë vend të botës. Kemi parë protestat e gjimnazistëve, të cilët u ndërptiten shkolla dhe studimet për tekat e Edi Ramës, dhe të pedagogëve dhe të shumë grupeve të interesit. Por edhe protestat e opozitës dhe PL nuk do të mungojnë. Edhe ndërmarrja e protestave të mëdha është përgjegjësi e madhe. Mos harrojmë se kemi pasur edhe çështjen e sigurisë kombëtare, hakerimi, pasojat e së cilë snuk i dimë as ne akoma. Ky nuk është një justifikim për të thënë. Rama është i kapur në flagrancë, do ti interesonte një situatë ku do të përpiqej të shplahej nga ky korrupsion.

Pra nuk flitet për ndonjë protest të madhe?

Opozita është aty, në përpjekje për tu përballur në çdo kohë.

E keni takuar Berishën

Nuk kemi pasur arsye të takohemi. Kemi pasur qëndrimet tona. E kemi bërë të qartë që jemi për bashkim të opozitës edhe pse kemi diferenca. E shohim si partner kryesor, Ajo është akoma forca kryeosre opozitare.

Ne cilat pozita ndodhet opozita për nga forca dhe organizimi?

Dikur Rama e tërhiqte për hunde opozitën. Tani jo më. Pasi kontrollonte Bashën. Të vetmin që nuk kontrollonte ishte Presidenca. Ndërsa sot nuk mendoj se ai e kontrollon PD. Ka zero ndikim tek Partia e Lirisë, pasi është e pavarur nga çdo ndikim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.