EKONOMI

“Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën…”- Qeveria miraton VKM-në për indeksimin e pensioneve, sa do të jetë fatura financiare

17:01 - 10.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të hënë ndryshimet e VKMS-së për indeksimin e pensioneve.




Në vendimin e bërë publik, qeveria nënvizon se indeksimi i pensioneve përllogaritet në dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë lekë të reja, të cilat do të përballohen nga fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, miratuar në buxhetin e vitit 2022.

V E N D I M

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.605, DATË 14.9.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR INDEKSIMIN E PENSIONEVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Paragrafi parë, i pikës 11, të vendimit nr.605, datë 14.9.2022, të Këshillit të Minstrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“11. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2 060 000 000 (dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë) lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, miratuar në buxhetin e vitit 2022, të cilat ndahen: …”.

Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.