EKONOMI

Ministrja e Financave e pranon, Ibrahimaj: Ngadalësim i rritjes ekonomike në 3-mujorin e fundit të vitit! Presim që borxhi publik të jetë nën 70%!

10:33 - 10.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pranon se në tre mujorin e fundit të vitit pritet një ngadalësim i rritjes ekonomike, kjo për shkak të pasigurive që na rrethojnë.




Sipas saj, nëse ndodh një skenar i plotë i recesionit të një pjesë të ekonomive të BE, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me e ulët se 2%.

Ndërkohë ajo theksoi se “gjasat për një recension të ekonomisë tonë gjatë vitit tonë duken shumë të ulëta”.

“Pritjet për rritjen ekonomike në 3 mujorin e katërt mbeten të rrethuara me pasiguri të larta, në varësi sesi do të shkojnë zhvillimet ekonomike ndërkombëtare. Një ngadalësim i rritjes ekonomike ka të ngjarë të ndodhë në 3 mujorin e fundit të viti për shkak të pasigurive të rritura. Prandaj sa i përket rritjes ekonomike për 2022 Ministria e Financave ka parashikuar të rrisë për lartë projeksionin nga 3.7 në 3.2% që parashikohej në fillim të luftës. Sa i takon rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm ne kemi rishikuar për poshtë parashikimin tonë të skenarit bazë në nivelin 2.6% nga mbi 3% që e kishim në rishikimin e mëparshëm. Megjithatë nëse ndodh një skenar i plotë i recesionit të një pjesë të ekonomive të BE, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me e ulët se 2%. Ka risqe pozitive që mund të çojnë në një skenar 3%. Megjithatë balanca totale e risqeve anon në kahun negativ. Ndërkohë gjasat për një recension të ekonomisë tonë gjatë vitit tonë duken shumë të ulëta. Edhe pse një pjesë e ekonomive të BE mund të hyjnë në recesion ne do të mbajmë këtë nivel. Ne presim që Borxhi publik të jetë nën 70% të GDP deri në fund të këtij viti nga 73.2% që ishte në fund të 2021”, tha ministrja Ibrahimaj në një konferencë me Guvernatorin e BSH dhe FMN.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.