AKTUALITET

Sulmet kibernetike, eksperti i sigurisë: Është një luftë globale! E-Albanian e ka bërë Ilir Beqja!

22:12 - 10.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti për çështjet e sigurisë, Avenir Peka ka ngritur shqetësimin e sulmeve kibernetike dhe sistemin mbrojtës të Shqipërisë.




Gjatë diskutimit në emisionin “Open”, Peka mori si shembull sistemin E-albania.

Ai u shpreh se sistemi është bërë nga deputeti i PS-së, Ilir Beqja dhe ekspertët e tij. Sipas Pekës, Beqaj ka marrë paratë dhe ka ngritur sistemin.

Peka: Sistemin E-Albania e ka bërë Ilir Beqaj dhe ekspertët e tij. Ti ma nxjerr lajm të mirë? Ilir Beqaj është një ndër tre kompanitë që ka marrë paratë dhe ka ngritur sistemin. Kanë vjedhur, kaq e thjeshtë është. Vetëm në Shqipëri ndodh të bëhet siç bën AKSH-i.

Gazetarja Glidona Daci: Institucionet s’bënë gjë dhe për patronazhistët

Arben Çuko, ekspert për çështjet e sigurisë, ish-deputet i PS: Po ka përgjegjësi dhe qeveria. Jemi në mes të një lufte, të një beteje, që mund të ketë pasoja të këqija nëse do thellohet. Por nuk është momenti për të prerë ‘kokën’. Ekspertët e Microsoft po merren me këtë çështjes.

Klodiana Lala: Duhet transparencë dhe se informacion kanë marrë hackerat. Qeveria tha nuk janë prekur asgjë. Njëherë nxorëm tanket në rrugë.

Çuko: Të dhënat e ministrisë së Mbrojtjes nuk kanë dalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.