LAJMI I FUNDIT

“I përgjigjemi ftesës së Berishës për një kandidat të vetëm”/ Deputetja e PD-së: Bardhi dhe Paloka kanë biseduar sot!

22:49 - 11.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka deklaruar se i përgjigjet ftesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të dalë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet lokale.




Teksa komentonte “negociatat” mes grupit të Alibeajt dhe të Berishës, Çupi deklaroi se Gazment Bardhi dhe Edi Paloka kanë diskutuar ditën e sotme lidhur me këtë çështje. Por deputetja e PD-së nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me bisedimet.

Në një intervistë për Ora News, ajo u shpreh se Paloka ndodhet jashtë vendit dhe në momentin që do të kthehet, do të ulet për të komunikuar me Bardhin për të finalizuar atë që duan demokratët, të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.

“I përgjigjem ftesës së Berishës për një kandidat të vetëm në zgjedhje. Nuk mund të bëhen diskutime me gjithë grupin, por do të kemi një përfaqësues, por në mënyrë unanime është mandatuar Gazment Bardhi. Unë e di se Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar ditën e sotme, edhe pse Paloka është jashtë vendit. Sapo ai të kthehet do të ulen për të finalizuar atë që të gjithë demokratët duan; për të dalë në zgjedhje me një kandidat të vetëm.”, tha Çupi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.