LAJMI I FUNDIT

Integrimi në BE dhe bashkimi i PD/ Gjekmarkaj takon Ambasadorin austriak në Tiranë: Ja për çfarë biseduam!

12:11 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Ambasadorin e Republikës Federale Austriake, Christian Steiner. Lajmin e bëri të ditur vetë Gjekmarkaj, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se takimi ishte miqësor e mbresëlënës.




Sipas Gjekmarkajt, një nga temat e diskutimit ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, çka sipas tij do e kthente vendin tonë në rrënjët e veta historike. Ai shtoi se u diskutua gjithashtu edhe për zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe tentativat për bashkimin e “copëzave” të kësaj force politike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.