AKTUALITET

“Nuk di ku të shkoj”/ Në gjyq për një kotec pulash pa leje, flet 81-vjeçarja për fqinjën që e denoncoi: Nuk ngopet, vetëm kur të vdes do marrë tokë nga unë

15:24 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërkohë që Kryeministri Rama ka kërkuar sekuestrimin e të gjitha shtesave apo ndërtimeve pa leje, duket se efektin e saj po e jep mbi njerëzit e pa mbrojtur dhe jo ndaj atyrë që në media etiketohen si oligarkë.




Rasti i mëposhtëm vjen nga një denoncim në Report Tv, ku për një kotec pulash të ndërtuar pa leje, 81-vjeçarja Lefkotheia Karasa endet dyerve të gjykatës sikur të ketë ndërtuar një pallat 10 katësh. Në një intervistë për “Sot live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, nëna dhe avokati Geron Gunbardhi treguan se është hera e dytë që rihapet çështja për shkak të konflikteve me fqinjët. Rreth një vit më parë, e moshuara është dënuar po për veprën penale të ndërtimit pa leje me 4 muaj shërbim prove.

Nëna 81-vjeçare pretendon se fqinjët që i ka ndihmuar vazhdimisht se kanë qenë në gjendje të vështirë ekonomike, duan t’i marrin tokën.

“Nuk e dija ku ishte gjykata. Nuk di ku të shkoj. Unë  e kisha në tokën time. Kisha një të madhe e një të vogël. Ai do tokë Akoma, nuk ngopet me tokë. Vetëm kur të vdes unë do marrë tokë ai”, thotë nëna.

Ndër të tjera tregon se i hynin në tokën e saj, por i kërkonte që të largoheshin. Ajo tregon se çfarë ndodhi kur mbërritën forcat e policisë në shtëpinë e saj për ta shoqëruar në komisariat.

“Isha në shkallë, polici erdhi më mori bashkë me të tjerë. Unë e shkreta i thoja çfarë kam bërë, kam vrarë? Djali më mori në telefon, nuk doja t’i shqetësoja”, tha e moshuara.

Për avokatin, nëna shprehet se nuk i ka marrë para për shërbimet ligjore që kryen.

“Asnjë lekë s’më ka marrë avokati se unë 50 mijë lekë pension marr. Djali më ushqen”, tha Karasa.

Ndërsa avokati shprehet se fëmijët e kanë mësuar përmes medias se çfarë po ndodhte dhe më pas u detyruan që t’ia shpjegonin. Ai tregon se prej 2 vitesh po merret me problemin e shtëpisë. Gunbardhi sqaron se edhe pala tjetër ka bërë ndërtim pa leje që prek edhe rrugën e fshatit.

Nga ana tjetër, avokati tregon se edhe fqinjët që e denoncuan kanë ndërtuar pa leje. Avokati u shpreh se kanë shpresa që çështja të pushohet në seancën e radhës që mbahet më 25 tetor ndërsa shprehet se shqetësim mbeten kontrollet e vazhdueshme në shtëpi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.