Kryesore

Zbardhet debati në Komision për Vettingun në Polici/ Zv.ministri e pranon: Procesi ka qenë i ngadaltë!

08:53 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshimet e kërkuara nga qeveria në ligjin për vetingun në policinë e shtetit kanë shkaktuar debate të forta në komisionin e Sigurisë Kombëtare pasi opozita kritikoi ecurinë e ngadaltë të tij duke e cilësuar të dështuar ndërsa qeveria u justifikua me punën e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.




Gjatë prezantimit të projektligjit, zëvendësministri Andi Mahila pranoi se procesi ka qenë i ngadaltë dhe jo sipas parashikimeve apo pritshmërive. Sipas tij, në bazë të të dhënave të deritanishme, nga 300 152 janë në proces të vetingut, dhe për 66 janë dhënë vendimet përfundimtare.

Vetingu ka dhënë efektet e para në pastrimin e policisë, pasi Në këtë proces kanë 5 ngelin dhe 8 largohen pa u futur në proces. Në këtë sistem janë larguar një numër i konsiderueshëm qe Nuk kanë pranuar të bëjnë deklarimet për vetingun.

Nga ana e saj opozita e kundërshtoi dhe nuk e votoi këtë projektligj. Sipas deputetit Ferdinand Xhaferraj, regjimi Rama që përmes këtij projektligji, nuk kërkon një polici të pastruar, por polici të nënshtruar pasi ka vënë në krye një ish-drejtor policie të shkarkuar si të paaftë.

DEBATI

Andi Mahila: Nga vetingu në Policinë e shtetit i bërë nga Komisioni dhe Garda e Republikës rezulton që deri tani ka nisur vetingu për 152 subjekte nga 300 gjithsej. Është përfunduar procesi i vlerësimit për 66 dhe të cilën e kanë kaluar 50. Nga këta 66, 5 nuk janë konfirmuar dhe përjashtuar. 7 subjekte kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk u bënë pjesë e procesit, 1 subjekt nuk u bë pjesë e procesit pasi ka dalë në pension dhe 2 kanë kërkuar të trajnohen.

Ferdinand Xheferraj: Ky është momenti i mirë për të bërë analizën e procesit të vetingut pasi kanë kaluar 4 vite. Patët një kontradiktë me relatorin pasi ai e shet si sukses, por ju e pranuat që ka qenë një proces i ngadalshëm.

Nasip Naço: Zoti Mahila, për pyetjen e parë në vlerësimin tuaj për komentet politike për të tjerat edhe pse keni ardhur këtu do t’i përgjigjeni për të mbrojtur projektligjin.

Ferdinand Xhaferri: Zv.ministri është njeri politik. Këtu nuk jemi në shkollë dhe të sillesh si profesor kryetar. Respekto mandatin që ke! Nuk mund të ofendoni zv.ministrin. Ai është njeri politik dhe e di vetë si përgjigjet dhe çfarë përgjigjet.

Nasip Naço: Zoti Xhaferri unë iu referova neneve të rregullores. I vura në dukje çfarë parashikon rregullorja. Është në të drejtën e tij të bëjë komente politike apo sugjerime.

Ferdinand Xhaferri: Nuk është i ndaluar ai që t’i tregoni, keni të drejtë të marrë avokat apo jo. Ç’është kjo mënyrë trajtimi.

Andi Mahila: Ky projektligj u nis me idenë për të pastruar nëpërmjet kontrollit strukturat dhe pozicionet e ndryshme të shtetit, u vendos me dakordësi politike që të kryhet ky pastrim edhe te strukturat e Policisë së Shtetit, Garda e Republikës dhe ish-SHÇBA. Në 2018 kur ky ligj u bë dëshira, ishte për 12 mijë punonjës të Policisë dhe kryerja e këtij procesi do bëhej nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, si strukturë e jashtme. Ky proces ka një sukses të padiskutueshëm, pasi një proces i tillë nuk matet nga sasia, por nga cilësia. Po t’u referomi numrave biem dakord që nuk është realizuar objektivi i përcaktuar në 2018. Po t’i referohemi cilësisë, ky ligj solli impaktet e veta sepse një numër jo i vogël u tërhoqën. Ministria e Brendshme si institucion ka ndjekur me vëmendje procesin, edhe pse nuk është pjesë e tij me objektivi që ky projekt të jetë sa më objekt dhe efikas sepse i duhet një polici e pastruar dhe me integritet. 152 janë në proces, për 66 janë dhënë vendime. Në këtë sistem janë larguar një numër i konsiderueshëm që nuk kanë pranuar të bëjnë deklarimet për vetingun.

Florian Sulejmani: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka krijuar një strukturë të veçantë për vetingun në Polici prej 12 vetash me 4 trupa. Kjo strukturë duhet të jetë e vetuar plotësisht nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ku për 10 prej të cilëve ka përfunduar dhe dy janë në proces. Ne kemi garanci të shtuar në proces, pasi hetimin pasuror do ta bëjë ILDKPI. Në aspektin ligjor, asnjë drejtor nuk ka tagër ligjor për të ndërhyrë në procesin e vendimmarrës të trupës së vlerësimit për Policinë dhe Gardën.

Andi Mahila: Kryerja e vetingut edhe të anëtarëve të vet përcaktohet në ligjin e organit të AMP-së.

Ferdinand Xhaferraj: Ju u bëtë në mandatin e tretë. Nëse opozita ju duket e tepërt, atëherë merrini dhe bëjini të gjitha vetë, por po e ktheni në qesharake.

Nasip Naço: E para, mos e ngri zërin, të lutem.

Florian Sulejmani: Standardi i ligjit për ata që janë vetuar më parë dhe ata që do vetohen tani nuk ka ndryshuar. Janë bërë vetëm disa përmirësime.

Antoneta Dhima: Pse janë hequr disa standarde të kontrollit për testin psikologjik dhe përfshirjes së zyrtarëve të Policisë në ish-Sigurimin e Shtetit dhe është futur kontrolli i testit të drogës.

Florjan Sulejmani: Gjykata Kushtetuese ka analizuar nenin 38 të ligjit bazë ku ka gjykuar që mjetet teknike të posaçme dhe testi poligraf, që ishte gjykuar që do bëhej nëpërmjet një makine të së vërtetës duhet të hiqet ose të saktësohej më mirë në ligj. Ne kemi hequr testin psikologjik se nuk garantonte asnjë garanci në shëndetin mendor. Është futur testi i drogës si element thelbësor për kontrollin dhe pastërtinë e figurës. Është saktësuar çështja e ish-sigurimit të shtetit pasi ishte lënë në mënyrë evazive dhe kemi futur DSIK ne mënyrë përfundimtare si rrethanë rënduese ne ligj se me parë ishte e paqartë si ishte konceptuar.

Ferdinand Xhaferraj: Ky ligj është një hallkë tjetër në zinxhirin e instalimit të regjimit Rama. Regjimi nuk kërkon një polici të pastruar, por polici të nënshtruar. Mbas 4 vitesh që ka kaluar ligji i vetingut numri i të larguarve është i papërfillshëm. Kryeministri Rama u tha policëve në 2017 hidhni kapelat dhe hyni në fushatë. Ministri i Brendshëm Çuçi në 2022 kur do shkarkonte drejtorin e Policisë që u emërua drejtor i Agjencisë që do bëjë vetingun e Policisë tha me shumë arrogancë se do ta merrni vesh “kur t’i mbarojë vaji kandilit”. Këtij që i mbaroi vaji i kandilit, duke qenë shërbëtor i partisë, i mbushën një kandil të ri për të bërë vetingun në Polici. Këto janë argumente që tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një proces të besueshëm, pavarur dhe efektiv. Dikush që u shkarkua si i paaftë si drejtor i Përgjithshëm i Policisë i besohet vetingu në Polici. Opozita nuk ka asnjë arsye të japë mbështetjen për këtë projektligj.

Isuf Çela: Nga këto 5 trupa, të përbëra secila nga 3 anëtarë kanë arritur mesatarisht 1 vendim në muaj. Këtu shihet eficienca e këtij procesi. Pse është hequr detyrimi i marrjes së informacioneve nga autoriteti i dosjeve për subjektet e vlerësimit, me këtë ligj një drejtor i policisë mund të jetë një ish-bashkëpunëtor apo ishoficer i Sigurimit të Shtetit?

Florian Sulejmani: Në ligjin fillestar nuk ka qenë definicion por si rrethanë rënduese. Nuk është vetëm instrument i ligjit të vetingut në Policinë e Shtetit për të përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit ish anëtarët e sigurimit të shtetit. Duke qenë në një rrethanë të paqartë ne e kemi gjykuar që ta heqim, por jo për të favorizuar apo ndikuar në projektligj. Ideja është vetëm ky projektligj instrument për t’i përjashtuar, pasi ka edhe një ligj për autoritetin e dosjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.