Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një deklarate për mediat ka thënë se Mali i Zi dhe Maqedonia kanë vendosur të mos marrin pjesë në festivalin e këngës EuroVision për të kuryser shpenzimet, ndërsa e krahasoi këtë veprim me qeverinë në vend.
Sipas tij në “Shqipëri po qeverisin hajdutët e ‘Rilindjes’ që harxhojnë 20 milionë euro për të monitoruar rrugët që janë copë-copë” dhe se po ndërtohen instalacione me vlerë 4 milionë euro që nuk i hyjnë në punë as dreqit në kryeministri”.
4 milionë euro do të shpenzojnë për kalanë eTepelenës, me pretendimin se Ali Pasha nuk e ka ndërtuar mirë dhe nuk i ka përdorur mirë materialet. Këta hajdutët e rilindjes kanë kritika për kalanë e Ali Pashës. Kala që ka ndërtuar aty prej 200 e ca vjetësh që i ka rezistuar betejave të përgjakshme dhe tërmeteve.
Ka vetëm një qëndrim përballje me ta asnjë hap prapa për të kërkuar as më shumë mundin dhe djersën e qytetarëve që t’i kthehet dhe t’i ndihmojë ata”, tha Vasili.