Kryesore

Deklarata e Ramës për ndërtimet pa leje, Gazment Bardhi: Vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët!

12:40 - 19.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se partia që synon të marrë pushtetin, duke e drejtuar gishtin nga opozita, shkon në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin për konfiskimin e kateve pa leje.




Në një postim në Twitter, Bardhi thotë se Rama gënjën për “të mbrojtur oligarkët”. Sipas tij, opozita në GJK “ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit”.

REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:

Edi Rama vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët. Opozita në GJK ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit. Konfiskimin e parashikon ligji! Zbato ligjin për oligarkët njëlloj si për çdo qytetar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.