Kryesore

“Nëse s’merreni me drogë…”/ Rama thirrje emigrantëve: Kthehuni dhe investoni në shtëpinë e gjyshit!

11:27 - 19.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen për emigrantët jashtë vendit që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në shtëpitë e tyre të vjetra në fushën e agro turizmit.




Rama u shpreh se në rast se ndjekin këshillën e tij do të fitojnë më shumë se në emigracion në rast se atje nuk merren me drogë por me punë të ndershme qoftë në të bardhë apo të zezë.

“Me një pronë sado të pazhvilluar, një shtëpi të gjyshit apo gjyshes sado larg apo të rrënuar. Po të përkushtohen me një investim modest si fillim dhe po të këmbëngulin për pak kohë arrijnë të fitojnë më shumë se fitojnë atje ku janë nëse nuk merren me drogë. Nëse merren me punë 8-orarëshe në daç në të bardhë apo në të zezë në emigracion nuk i merr dot paratë që merr po të vish këtu dhe të bësh agroturizëm. Kudo në Shqipëri agroturizmi ka cilësi”, deklaroi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.